Akuzohet për plagosje/ Arrestohet i shumëkërkuari Reni Djalja, pritet ekstradimi drejt Italisë

25-vjeçari Reni Djalja, në kërkim ndërkombëtar dhe i akuzuar si bashkëautor në një plagosje me armë zjarri ndaj qytetarit me inicialet L.V në 3 mars të vitit 2022, është vënë në pranga nga autoritetet italiane.

Njoftimi i Policisë:

Fast Albania/ Punë lokalizuese dhe operacionale për kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Parma”, i zhvilluar nga Fast Albania, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, Interpol Tiranën dhe Interpol Romën.

Kapet në Kavajë, një 25-vjeçar i kërkuar nga autoritetet italiane, i akuzuar si bashkautor i një plagosjeje të rëndë me armë zjarri, të kryer në Itali, më 3 mars të vitit 2022.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Fast Albania, në bashkëpunim me homologët, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar nga autoritetet italiane, për krime kundër personit, është organizuar dhe finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Parma”.

Në kuadër të këtij operacioni, Fast Albania, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, ka kapur në Kavajë dhe ka arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin R. D., 25 vjeç, banues në Kavajë.

25-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Parmas i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Më datë 03.03.2022, në Salsomaggiore Terme, Parma, shtetasi R. D., në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka plagosur rëndë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin shqiptar L. V.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *