“Ke lënë 72 varre të hapura”/ Mero Baze-Berishës: Je në makth se nuk shkel dot vendlindjen

Gazetari Mero Baze, i është përgjigjur Sali Berishës, pasi ky i fundit, në një takim elektoral në Këlcyrë, ka thënë se Mero Baze po i merr ujin e Mezhgoranit.

Gazetari Mero Baze i është përgjigjur Berishës, duke thënë se ai as nuk e njeh atë zonë, edhe pse shpif pa logjikë, por nga ana tjetër i ka kujtuar se ka 33 vjet që nuk shkel në Tropojë për shkak të inçestit dhe vrasjeve që ka hapur.

Postimi i Mero Bazes

Një përgjigje për njeriun që ka makth nga vendlindja e tij

Këta njerëzit që shoqërojnë Saliun në Jug, është mirë ti sqarojnë gjeografinë kur e shoqërojnë. Ja ç’paska bërë sot: Ka sulmuar kandidatin e PS në Këlcyrë , duke më “akuzuar” mua se dua ti marrë ujin Mezhgoranit?!.

Këlcyra është Bashki më vete, dhe i takon ish Rrethit të Përmetit,  Mezhgorani është fshat i Tepelenës, ndërsa vendlindja ime është në Peshtan.

Të vetmin kandidat që kam të afërt në Këlcyrë, është ai i Saliut, pasi fëmijët e tij janë nipa e mbesa të mij. Meqë Saliu mendon se po u identifikua me mua, humbet, shpresoj të jetë ashtu.

Nuk kam ndonjë biznes, as fantazmë, as real, në vendlindjen time, përveç shtëpisë sime. Nuk më ndalon njeri të bëj biznes po të dua, por nuk kam ndërmend.

I vetmi makth i Saliut është fakti që nuk shkon dot në vendlindjen e tij. Madje as kur ka pasur nënën gjallë.

Atëherë nuk shkonte dot për shkak historive të inçestit, tani nuk shkon dot se ka 72 varre që e presin, që i ka hapur me vrasësit me pagesë në Tropojë duke shfarosur vendlindjen e tij.

Ndryshe prej tij unë shkoj çdo fundjavë në shtëpinë ku kam lindur dhe ndihmoj sa mundem njerëzit në gjithë  zonën.

Kjo është diferenca mes njerëzve që e ndërtojnë jetën mbi inçeste, vrasje dhe hakmarrje në vendlindje, për shkak të inferioritetit të tyre  dhe të tjerëve që e ndërtojnë mbi dashurinë për vendlindjen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *