Kancelari austriak Sebastian Kurz, ka njoftuar se do të zhvillohet një takim midis liderëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në Vjenë. Ai ftoi në takim edhe homologët e tij. Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Kurz është shprehur se Bashkimi Europian është e paplotë pa Ballkanin Perëndimor.
Nga pala shqiptare, i pranishëm nuk do të jetë kryeministri Edi Rama, por në vend të tij do të shkojë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.
Postimi i plotë
BE-ja s’është e kompletuar për sa kohë Ballkani Perëndimor nuk është pjesë e tij. Ju mund të konsideroni mbështetjen tonë për reformat e kërkuara për rrugën drejt BE-së, po ashtu edhe për luftën kundër pandemisë. Këtë do ta theksojmë edhe në samitin e sotëm të Ballkanit Perëndimor.
/Priza.al/