Futbollisti shqipëtar Vedat Ethemi ka spikatur në ndeshjen kundër Fenerbache me dy gola të firmosur në emër të tij
Ish-futbollisti i Kukësit shënoi dy gola për skuadrën e tij duke rivendosur barazimin e përkohshëm kundër një prej gjigandëve të Superligës turke.
Në minutën e 57’, Et’hemi shkurtoi diferencat me anë të një penalltie, ndrësa në minutën e 66’, pas një topi fantastik të dhënë nga Eduard Rroca, 25-vjeçari lëshoi një gjuajtje e cila u devijua që më pas shkoi në rrjetë.
Gjithsesi ky barazim ishte vetëm i përkohshëm pasi 6 minuta më vonë Fenerbahçe kaloi sërish në avantazh.