E rëndë/ Gjendet pa shenja jete në rrugë shtetasi, dyshimet e para

Një shtetas 67-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Mësohet se rreth orës 05:55, në fund të Bulevardit të Ri, është gjetur në rrugë, pa shenja jete, shtetasi Dh. S.

Paraprakisht në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.04.2023, rreth orës 05:55, në fund të Bulevardit të Ri, është gjetur në rrugë (afër një biçiklete), pa shenja jete, shtetasi Dh. S., 67 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *