Itali/ Kapet 22-vjeçari shqiptar, po fshihte drogën në…

Një shtetas 22-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi është kapur me drogë.

Mediat shkruajnë se i riu është pikasur në një park duke fshehur me kavanozë një sasi kokaine në një hapësirë muri të parkut. Ai i ka dhënë një pako me 5 gramë kokainë një 30-vjeçarje shqiptare.

Gjatë kontrollit policia ka bërë të mundur sekuestrimin e kokainës në kavanozët e fshehur, ndërsa 22-vjeçarit iu gjetën 1300 euro cash. Në shtëpinë e 30-vjeçares, u gjet material për përgatitjen e dozave, të cilat më pas do të shiteshin me pakicë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *