Mega-operacioni në Turqi/ 100 të arrestuar, mes tyre politikanë, gazetarë e artistë

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion masiv “anti-terrorist” në të cilin janë arrestuar të paktën 110 persona, duke përfshirë politikanë, avokatë, gazetarë dhe artistë. Në shenjestër duket se ka qenë Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Një deputet nga partia pro-kurde HDP i lidhi arrestimet me zgjedhjet e ardhshme të 14 majit.

Mediat shkruajnë se operacioni është zhvilluar në 21 provinca të Turqisë, përfshirë Dijarbakirin, në pjesën juglindore të vendit, ku shumica e banorëve janë kurdë.

Operacioni, i cili kishte në shënjestër personat e akuzuar për lidhje me PKK-në e jashtëligjshme, erdhi më pak se tre javë përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Turqisë, të cilat përfaqësojnë sfidën më të madhe elektorale me të cilën Presidenti Rexhep Tajip Erdogan është përballur që deri më tani.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *