Djali i Admir Murataj, Arbër Murataj është shpallur në kërkim nga policia. Ai dyshohet se është një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Stiven Toshkësi.
Policia bën me dije se ka kryer kontrollit fizik në banesën e 18-vjeçarit, por nuk e ka gjetur atje.
Gjatë kontrollit në banesë është gjetur edhe një sasi lënde narkotike tip kanabis. Për pasojë është arrestuar kushëriri i Arbër Murataj, i cili ndodhej në banesë.
Admir Murataj mbeti i vrarë në grabitjen spektakolare të ndodhur në vitin 2019 në aeroportin e Rinasit. Ai dyshohet të ketë qenë personi që ka bërë rezistencë ndaj policisë, duke qëlluar me breshëri, duke mbrojtur “shokët” që mundën të arratisen në këmbë me thasët me para.