Një 35-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga shteti rumun, pasi akuzohet për një plagosje me thikë.
Sipas mediave vendase shqiptari, i identifikuar si Elis Rroshkodol, dyshohet se pa asnjë shkak është ngritur nga tavolina ku qëndronte dhe është drejtuar nga ajo e pronarit, duke e plagosur me thikë.
Pas ngjarjes ai dyshohet se është larguar në drejtim të Stambollit.