Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka bërë thirrje të rinjve që të bashkohen Forcave të Armatosura. Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se të rinjtë duhet që të shikojnë një mundësi të re për veten, familjen dhe atdheun afrimin e tyre me Forcat e Armatosura të vendit.
Sipas tij për këtë kategori përveç rritjes së pagës me 30% në vitin 2022 dhe me 7% këtë vit, një tjetër rritje e konsiderueshme deri në 22% do të bëhet realitet në 2024.
“NJË FTESË për të gjithë të rinjtë e të rejat, që ta shohin si një mundësi të re për veten, familjen po edhe atdheun, afrimin e tyre me Forcat e Armatosura të Republikës sonë
Pas rritjes së pagave me 30% në vitin 2022 dhe me 7% këtë vit, një tjetër rritje e konsiderueshme deri në 22% do të bëhet realitet në 2024, për të gjithë ushtarakët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Respekt për punën e vajzave dhe djemve në uniformë, pjesë e vijës së parë të frontit në mbrojtje të territorit të vendit”, thuhet në postimin e tij.