Vendoret/ ‘Bashkë Fitojmë’ me numërues votash vetëm në tavolinat tek

Koalicioni Berisha-Meta do të ketë numërues të votave vetëm në tavolinat e numërimit me numër tek në të gjitha KZAZ-të e vendit. Ky është rezultati i shortit i hedhur sot në KQZ.

Partia e Lirisë ka tavolinat e numërimit me numër tek ndërsa Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të jetë në tavolinat me numër çift.

Në tavolinat e numërimit me numër tek në të gjithë vendin numëruesit do të jenë 2 përfaqësues të Partisë Socialiste, 1 i Partisë Demokratike dhe 1 i Partisë së Lirisë.

Ndërsa në tavolinat e numërimit me numër çift në të gjithë vendin numëruesit do të jenë 2 përfaqësues të Partisë Socialiste, 1 i Partisë Demokratike dhe 1 i PDIU-së.

Vendimi që anëtari i katërt i grupeve të numërimit të ndahej mes PL dhe PDIU-së u mor ditën e djeshme gjatë mbledhjes së KQZ.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *