Rishfaqen “Binjakët Lupin”/ Shqiptarët identikë “ngrenë në këmbë” policinë italiane

Karabinierët e Udines dyshojnë se Edmond dhe Eduard Trushi, shqiptarë, 38 vjeç, janë autorë të vjedhjeve të ndodhura muajt e fundit me teknikën “vrima në kornizë”.

Binjakët me origjinë shqiptare janë specialistë autentikë: hapin një vrimë në kornizë, më pas futin një tel me të cilin hapin derën ose dritaren dhe futen fshehurazi në shtëpi për ta grabitur. Me këtë sistem ata kanë kryer qindra goditje vitet e fundit në veri-lindje, por edhe në Piemonte, Lombardi dhe në disa rajone të Qendrës për gjithsej disa qindra vjedhje.

Problemi është se të dy janë praktikisht identikë (të njëjtën prerje flokësh dhe të njëjtat tatuazhe) dhe ishte shumë e vështirë t’i atribuohej në mënyrë specifike krimi njërit prej tyre vetëm me analizë të ADN-së, pasi gjurmët e tyre të mbetura në skenën e krimit dhanë rezultate të pasigurta.

Dënimet

Falë edhe ngjashmërisë së ADN-së së tyre, ata ishin shpallur të pafajshëm tre herë, ia kishin hedhur paq për një kohë të gjatë dhe me ngut u quajtën “Binjakët Lupin” (i cili ishte një “hajdut zotëri”, në krahasim me dy shqiptarët që nuk hezituan kurrë të reagonin me dhunë nëse rast se zbuloheshin). Deri me teknika më të sakta, analiza e gjurmëve të gishtërinjve të tyre, të cilat edhe pse binjakë homozigotë, mbeten të ndryshme, lëvizjet e tyre të gjurmuara nga qelizat telefonike dhe përgjimet, bënë të mundur zbulimin e tyre dhe arritjen e dënimit në vitin 2020 nga Gjykata e Mantovës me 2 vjet dhe 2 muaj.

Ata kishin marrë më parë dy dënime të tjera në Pordenone: i pari me 6 vjet e 10 muaj dhe i dyti në apel me 5 vjet e 5 muaj për 41 vjedhje. Ata kishin marrë edhe një urdhër dëbimi nga Italia. Në vitin 2014, karabinierët kishin arritur të gjenin ADN-në në një makinë të vjedhur dhe të braktisur pranë Saciles pas një ndjekjeje të gjatë.

Por tashmë duket se janë rikthyer dhe kanë ngritur më këmbë organizatën kriminale. Hetuesit po i kërkojnë si “autorë të dyshuar” të vjedhjeve të reja. Komandanti i njësisë hetimore të Komandës Rajonale të Karabinierëve të Udines konfirmoi për Corriere raportime të ndryshme kundrejt tyre dhe se hetimet janë duke u zhvilluar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *