Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, nuk po mund të pajtohet me faktin se Parlamenti Evropian miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën, si dhe Këshili i Evropës pranoi aplikimin e Kosovës për të vazhduar rrugën drejtë anëtarësimit të plotë.
Sipas Bërnabiqit, Kosova ka marrë më shumë, ndërkaq nuk ka dhënë asgjë.
Beogradi po kërkon që Kosova ta implementojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
”Për partnerët tanë nga BE: Serbia gjithashtu merr parasysh faktin se BE-ja, edhe një herë, ka shkelur drejtpërdrejt të gjitha sa vijon: Marrëveshja e Brukselit, Marrëveshja e propozuar nga BE dhe Aneksi i Zbatimit nga Ohri, Statuti i@coeKarta e OKB-së, RKSKB 1244”, ka shkruar Bernabiq në Twitter.
Për 2 maj është paraparë një takim i nivelit të lartë në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.