Parashikimi i motit për ditën e sotme, 26 prill 2023

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira si dhe intervale kthjellimesh, kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të së mërkurës me intensitet mesatar e lokalisht të lartë.

Kjo situatë do të mbetet prezente deri në mëngjes e më pas gradualisht reshjet e shiut do të humbasin intensitet dhe territor.

Në orët e mbrëmjes reshjet ndërpriten në të gjithë vendin.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 5 deri 14°C

në zona e ulëta 7 deri 20 °C

në zona bregdetare 10 deri 19 °C.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *