Tmerr në Francë, vajza e vogël gjendet e vdekur në një qese plehrash

Horror në Rambervillers , Francë. Një vajzë pesëvjeçare është gjetur e vdekur në një qese plehrash në një apartament. Një djalë 16-vjeçar është arrestuar . Prindërit, një familje me origjinë rumune , kishin denoncuar zhdukjen e vogëlushes pasdite. “Vajza e vogël u gjet e pajetë në banesë”, tha kryebashkiaku Jean-Pierre Michel.

“Ishte policia që e gjeti trupin. U përpoqën të bënin masazhe në zemër , por nuk mundën të bënin asgjë , për fat të keq ishte tepër vonë”, tha kryebashkiaku.

Zbulimi dhe arrestimi i të dyshuarit Sipas mediave lokale, trupi i viktimës u gjet në një shtëpi që ndodhet rreth njëqind metra larg shtëpisë së sulmuesit të dyshuar. Sipas kryebashkiakut, djali i arrestuar tashmë ishte “i njohur për policinë bashkiake dhe sigurisht për xhandarmërinë për fakte që kishin të bënin me abuzimin seksual” ndaj të miturve. Ai u ndalua brenda të njëjtës banesë ku u gjet trupi i fëmijës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *