Me 18 mijë paund të padeklaruara në Rinas, procedohet rumuni

Policia Kufitare e Rinasit ka proceduar penalisht një shtetas rumun, i cili nuk deklaroi 18 500 paund. 32-vjeçari u kalua për kontroll të detajuar, aty ku iu gjetën dhe iu sekuestruan edhe paratë.

Shtetasi rumin, i cili rezulton me banim në Angli, akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Njoftimi:

Rinas/Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen si rezultat i kontrolleve të shtuara nga Policia Kufitare, 18 500 paund.

Procedohet penalisht 32-vjeçari (shtetas rumun) që nuk i deklaroi në kufi, siç e përcakton ligji.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, të bazuara në analizën e riskut, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, shtetasin rumun A. C.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën 18 500 paund të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasit rumun A. C., 32 vjeç, banues në Angli, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *