Tërmeti shkatërrimtar/ Erdogan nderon me medalje vendet që ndihmuan, mes tyre edhe Kosova

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka nderuar me medalje presidenciale të gjitha vendet që iu gjenden pranë popullit turk pas tërmetit tragjik të 6 shkurtit.

Dekorimi me medalje presidenciale vjen edhe si meritë e kontributit të ekipeve të kërkim-shpëtimit.

Mes vendeve që morën medalje ishte edhe Kosova.  Ministri i Mbrojtjes Arben Mehaj shkroi në Facebook se u vlerësuan për kontributin e pakursyer.

“Në ceremoninë e dhënies së medaljes presidenciale dhe urdhrit të shërbimit të shquar humanitar pas tërmeteve të 6 shkurtit në pjesën jugore të Turqisë, Republika e Kosovës ishte ndër vendet e dekoruara me medalje nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan si meritë e kontributit të pakursyer të ekipit të kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës” – shkroi Mehaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *