Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka nderuar me medalje presidenciale të gjitha vendet që iu gjenden pranë popullit turk pas tërmetit tragjik të 6 shkurtit.
Dekorimi me medalje presidenciale vjen edhe si meritë e kontributit të ekipeve të kërkim-shpëtimit.
Mes vendeve që morën medalje ishte edhe Kosova. Ministri i Mbrojtjes Arben Mehaj shkroi në Facebook se u vlerësuan për kontributin e pakursyer.
“Në ceremoninë e dhënies së medaljes presidenciale dhe urdhrit të shërbimit të shquar humanitar pas tërmeteve të 6 shkurtit në pjesën jugore të Turqisë, Republika e Kosovës ishte ndër vendet e dekoruara me medalje nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan si meritë e kontributit të pakursyer të ekipit të kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës” – shkroi Mehaj.