Dy drejtues mjetesh janë vënë në pranga dhe 320 të tjerë janë gjobitur për shkak se kanë kryer shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Në njoftimin e policisë së Gjirokastrës bëhet me dije se 141 drejtues mjetesh janë gjobitur për parakalime të gabuara. 44 të tjerë për mos vendosjen e rripit të sigurimit, ndërsa 135 drejtues automjetesh gjanë gjobitur për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.
NJOFTIMI
Policia Rrugore Gjirokastër. Kontrolle të shtuara nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara gjatë një jave, janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues automjetesh dhe është proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe për drejtim të automjetit, në mënyrë të parregullt. Gjithashtu, është pezulluar një leje drejtimi për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit. Si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore:
- Janë ndëshkuar 141 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
- Janë ndëshkuar 44 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
- Janë ndëshkuar 135 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore. Policia Rrugore e Gjirokastrës do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, në favor të jetës dhe shëndetit tuaj.