Një burrë nga Singapori ekzekutohet për trafikim të një kilogrami kanabis

Singapori ka ekzekutuar dënimin me vdekje duke varur një person të dënuar për trafikimin e një kilogrami kanabis. Autoritetet e njoftuan atë, duke shpërfillur thirrjet e shumta nga e gjithë bota për të rishikuar vendimin dhe për të hequr dënimin me vdekje në qytet-shtet. “Singaporiani Tangaraju Suppiah , 46 vjeç, u ekzekutua sot në burgun Changi,” tha një zëdhënës i administratës së burgut.

Dënimi në 2018 46-vjeçari u dënua në vitin 2018 për “ndihmë dhe nxitje në trafikimin e më shumë se një kilogram kanabis”. Lajmi për vdekjen e Suppiah ka shkaktuar një reagim të ashpër nga disa organizata të të drejtave civile, të cilat prej kohësh kanë bërë thirrje për një lehtësim të dënimit, në një kohë kur vendet e tjera aziatike kanë marrë një qasje më pak drastike ndaj krimeve të lidhura me drogën. Ligjet e Singaporit kundër shkeljeve të drogës janë ndër më të rreptat në botë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *