Itali/ Kokainë në konteinerin nga Ekuadori, në pranga shqiptari që shkoi ta marrë

Një shtetas 21-vjeçar, shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me një ngarkesë kokaine në portin e Vado Ligure në Savona.

85 kg kokainë ndodhej e ndarë në 75 pako. Sipas mediave italiane, ngarkesa e kokainës ishte fshehur brenda një konteineri me banane që vinte nga Ekuadori.

Ngarkesa po mbahej nën monitorim pasi iu nënshtrua skanerit. 21-vjeçari u kap në flagrancë kur shkoi të merrte kokainën nga konteineri. Atij iu gjetën pajisje për të hapur me forcë konteinerin.

21-vjeçari u arrestua nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe u transferua në burgun e Genova Marassi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *