Një adoleshent shqiptar është vënë në pranga pasi u zbulua se kujdesej i vetëm për një fermë të madhe kanabisi në Britaninë e Madhe. Mariglen Luka, 19-vjeç kishte vetëm pak ditë që kishte mbërritur në Brtianinë e Madhe ilegalisht. Ai do të vuajë dënimin me 20 muaj burg, transmetojnë mediat e huaja.
Teksa pa që policia britanike e kishte pikasur, i riu u përpoq të ikte nga dera e pasme. Policia kontrolloi pronën dhe gjeti 52 bimë kanabisi në katin e dytë që kapnin shifrën prej 28 mijë e 600 paund.
Në dëshminë e tij, Mariglen Luka pranoi se ai jetonte në pronë dhe kujdesej për bimët. Ai tha se kishte hyrë ilegalisht në vend tetë ditë më parë në pjesën e pasme të një kamioni nga Belgjika.
Mariglen Luka tha se ai kishte një borxh prej 16,000 £ që duhej t’i paguante për transportin në vend dhe se ishte dërguar direkt në pronë nga tregtarët e drogës kur mbërriti. Ai tha se ishte “në frikë” nga ata të cilëve u kishte borxh. Megjithatë, u argumentua se Mariglen kishte një “rol të rëndësishëm” pasi ai “nuk i nënshtrohej presionit” dhe kishte çelësin e tij të shtëpisë, duke e lejuar atë të largohej në çdo kohë.