Mediat serbe raportojnë se kryeministri Edi Rama ka dështuar me kërkesën e depozituar në Këshillin e Evropës pas raportin e Dick Martit. Në një artikull, B92 shkruan se nisma e Tiranës do të prodhojë vetëm informacion që nuk ka asnjë peshë politike, sepse nuk do të bëhet raport i mirëqenë. Elvira Kovaç, anëtare e delegacionit të Kuvendit të Serbisë në Këshillin e Evropës dhe nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të KiE, në seancën e djeshme të Byrosë PSSE, tha për median serbe se kur dikush inicion iniciativën për të miratuar një rezolutë, siç bëri Shqipëria, vendimi nuk duhet të jetë që të krijohet një raport. Ajo sqaron se Byroja e PSSE-së miratoi propozimin që nisma e Tiranës të prodhojë vetëm informacion lidhur me nismën.
Përpjekja e kryeministrit shqiptar Edi Rama për të sfiduar raportin e Dik Martit për trafikimin e organeve njerëzore në Këshillin e Evropës, dështoi. Siç tha Elvira Kovaç, anëtare e delegacionit të Kuvendit të Serbisë në Këshillin e Evropës dhe nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të KiE, në seancën e djeshme të Byrosë PSSE, u vendos që të krijohen vetëm informacione për nismën e Shqipërisë. Në ditën kur nisi gjyqi i ish-drejtuesve të UÇK-së para Gjykatës Speciale në Hagë, më 3 prill, Rama njoftoi se Shqipëria kishte mbledhur nënshkrime në PSSE për një rezolutë të re, e cila do të kundërshtonte rezolutën e Dik Martit të vitit 2011. Rama më pas tha se në rezolutën e Martit “janë bërë akuza të tmerrshme ndaj UÇK-së për trafikim të organeve njerëzore pa fakte”. Kovaç thekson se nuk është e vështirë të mblidhen 20 nënshkrime, nga të paktën pesë vende dhe dy grupe politike, për të nisur një iniciativë në Këshillin e Evropës.
“Prandaj, ajo kërkesë duhej të ishte në axhendën e Byrosë së PSSE-së, por ajo mund të marrë vendime të ndryshme. Kur dikush inicion iniciativën për të miratuar një rezolutë, siç bëri Shqipëria, vendimi nuk duhet të jetë që të krijohet një raport. Prej saj, siç donte Tirana, kërkonin që nisma e tyre të kalonte në komisionin për çështjet ligjore, të zgjidhej një relator dhe në fund rezultoi se “Shtëpia e Verdhë” nuk ekzistonte. Kjo nuk kaloi,”- thotë Kovac.
Ajo sqaron se Byroja e PSSE-së miratoi propozimin që nisma e Tiranës të prodhojë vetëm informacion, i cili nuk ka asnjë peshë politike, sepse nuk do të bëhet raport, por do të përgatitet informacione lidhur me nismën. “Do të ishte vërtet skandaloze të viheshin në dyshim raportet e mëparshme dhe puna e Komitetit të Këshillit të Evropës. Do të ishte një precedent i paprecedentë, nuk ka ndodhur kurrë më parë,”- thotë Kovac.
Ajo tregon se vendimi që nisma e Ramës nuk çoi në një raport të ri të Këshillit të Evropës në Byronë e PSSE-së është marrë me aklamacion. “Sekretariati sugjeroi që të jepen vetëm informacione në lidhje me iniciativën e Ramës, jo raport dhe të gjithë në Byro u pajtuan me këtë,”- tha Kovac për Kosova Online. Kovaç kujton se deputetët e PSSE-së reaguan dhunshëm në tetorin e vitit të kaluar, kur Rama foli në një seancë në Strasburg për kontestimin e raportit të Martit. “Rama ishte mjaft i pakëndshëm dhe i vrazhdë në performancën e tij, ai foli kundër punës së KiE. Deputetët u revoltuan, si dhe ish-kryetarët e Komisionit të Çështjeve Ligjore të PSSE”, thekson Kovac.
Më 3 prill, Rama deklaroi se Shqipëria ka arritur që të mbledhë firmat në Asamblenë e Këshillit të Europës për mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e vitit 2011 për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai shprehej se rruga e drejtësisë për Kosovën do të jetë e gjatë, por drejtësia do të triumfojë në fund.
Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjesëtarë dhe drejtues të UÇK. Lidhur me raportin, kryeministri Edi Rama mbajti edhe një fjalim në Foltoren e Këshillit të Europës dhe kërkoi rishikimin e Rezolutës 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.