Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Pogradecit, pasi ka goditur me një përforcues grushti një 30-vjeçar me të cilin pati konflikt pas një debati për motive të dobëta.
30-vjeçari mori dëmtime në kokë dhe u transportua drejt spitalit për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë që gjatë kontrolleve në banesën e agresorit u gjet një thikë dhe një sasi e vogël më lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin O. L., 21 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar në kokë, me një përforcues grushti, një 30-vjeçar. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, iu gjet një thikë dhe një sasi e vogël më lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me përforcuesin e grushtit”, njofton policia.