Nga konflikt i cili ka përfshirë katër persona ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec.
Sipas të dhënave nga policia bëhet e ditur se konflikti ka nisur për shkaqe banale, pasi 3 prej tyre kanë qenë në gjendje të dehur.
Nga vendngjarja mësohet se në konflikt është përfshirë pronari i një biznesi fast food dhe personat e tjerë (të dehur) që kanë qenë brenda lokalit.
Pronari ka tentuar ti nxjerrë jashtë por ata nuk kanë pranuar duke nisur të konfliktohen deri në ndërhyrjen e policisë.
Policia i ka shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale dhe për sqarimin e ngjarjes.