Shefat e misioneve të Bashkimit Europian kanë zhvilluar një takim lidhur me zgjedhjet lokale të 14 majit në Shqipëri.
Lajmin e bëri të ditur ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann, përmes një postimi në Twitter.
Sipas saj, në takim kanë marrë pjesë edhe ambasadorja Audrey Glover dhe shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Hohmann tha se është e rëndësishme zhvillimi i zgjedhjeve në përputhje me standartet ndërkombëtare.
“Kënaqësi të kishim në takimin e sotëm të Shefave të Misioneve të BE-së, Ambasadoren Audrey Glover, Shefen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Teksa Shqipëria përparon drejt anëtarësimit në BE, zhvillimi i duhur i zgjedhjeve, në përputhje me standardet ndërkombëtare, është i një rëndësie të madhe,” u shpreh Hohmann.