Tiranë/ Ngacmoi seksualisht të miturën dhe turisten, në pranga i riu (Emri)

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase.

Xhejson Bregu ka ngacmuar seksualisht një të mitur 15-vjeçare, në ashensorin e pallatit, si dhe një shtetase të huaj, në parkingun e një qendre tregtare.

Gjatë kontrollit fizik, 25-vjeçarit, iu gjet një sasi lënde të dyshuar narkotike tip kanabis.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “HARASSMENT”. Ngacmoi seksualisht dy shtetase, identifikohet dhe vihet në pranga 25-vjeçari. Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, që iu gjet 25-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, pas kallëzimit të bërë nga një shtetase e mitur 15 vjeçe, se një shtetas i paidentifikuar e kishte ngacmuar atë seksualisht, në ashensorin e pallatit ku ajo banon, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “HARASSMENT”.

Si rezultat i tij u bë arrestimi i shtetasit Xh. B., 25 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 25-vjeçari ka ngacmuar seksualisht 15-vjeçaren, në ashensorin e pallatit, si dhe një shtetase të huaj, në parkingun e një qendre tregtare.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 25-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prolurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *