Zhduket 40-vjeçarja, motra denoncon në polici: Ka probleme…

Një shtetase 40-vjeçare është larguar nga banesa e saj në qytetin e Durrësit. Motra e saj, 47-vjeçarja me inicialet T. M. ka bërë një kallëzim në Komisariatin e Policisë për largimin e saj. Sipas deklarimit, 40-vjeçarja ka probleme të shëndetit mendor, teksa po punohet për gjetjen e saj.

“Më datë 26.04.2023, në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasja T. M., 47 vjeçe, banuese në Shënavlash, Durrës, se më datë 15.04.2023, është larguar nga banesa motra e saj, shtetasja K. C., 40 vjeçe, e cila sipas deklarimit të 47-vjeçares, ka probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e e shtetases K. C”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *