Kurse falas për të rinjtë/ Ibrahimaj sqaron skemën

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar një vendim që ka objektiv punësimin e të rinjve.

Skema përfshin kurse profesionale dhe punësimin fillimisht nga shteti dhe më pas privati. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj sqaroi se grupmosha që do të përfshihet në këtë skemë do të jetë nga 15-29-vjeç.

Ibrahimaj: “Sot miratuam projektvendim për nxitjen e punësimit për skemën e garancisë rinore, që do i drejtohet aftësimit dhe punësimit të të rinjve nga 15-29-vjeç. Programi i referohet kësaj grupmoshe që ka një papunësi më të lartë.

Do i ofrohet cdo të riu që ka 4 muaj pa një punë, program të aftësimit përmes kurseve profesionale apo një vend pune. Çdo i ri që do të përfundojë një program formimi 6 muaj do i ofrohet një vend pune, për 3 muaj do të paguhet me 80% të pagës minimale dhe për tre muajt e dytë do të paguhet 100% të pagës minimale.

Të gjitha bizneset që do të punësojnë një të ri të moshës 15-29 vjeç që janë pjesë e këtij programi, do të paguhet 20% e kohës e personit që do të merret me trajnimin e të rinjve dhe të rinjve do t’u paguhet edhe transporti, deri në masën 1600 lekë nëse banojnë më shumë se 2 km larg nga vendi i punës apo vendi i formimit profesional. Kjo është një politikë e cila shkon e gjitha në linjë me politikën që qeveria shqiptare po ndërmerr për të përmirësuar kushtet e tregut të punës, për të pasur një ofertë pune me cilësore, për të rritur pagat e të punësuarve, pra, për të rritur standardin e ofert1%s së punës në të gjithë vendin”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *