Vinin nga Italia, kapet një sasi e konsiderueshme paundësh në Portin e Durrësit

Kapët në portin e Durrësit një sasi e konsiderueshme paundësh. Paratë e fshehura janë zbuluar gjatë kontrollit në vijën e dytë, ndërsa mësohet se është shoqëruar në polici drejtuesi i furgonit ku u gjetën paratë.

Aktualisht policia është duke numëruar sasinë e parave, ndërsa mësohet se furgoni kishte mbërrit sot në Portin e Durrësit me anë të një trageti.

Ky është rasti i dytë i regjistruar ditën e sotme në Durrës, ku dhe gjatë orëve të pasidtes, brenda një kamioni që vinte nga Maqedonia e Veriut, u gjet një sasi prej 300 kg kokaine.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *