Gjendet një predhë e paplasur në Sarandë

Një predhë është gjetur pasditen e djeshme në Sarandë. Ajo u konstatua rreth orës 14:00 në lagjen nr.1 në Sarandë.

Predha ishte e paplasur dhe e hedhur në  në disa shkurre në rrugën “Bilal Golemi” pranë një blloku banesash.

Bëhet me dije se rasti është raportuar nga një i moshuar, i cili e ka konstatuar predhën. Ndërkohë që dyshimet janë se kjo predhë është e mbetur prej vitit 1997.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *