Kim Kardashian do t’i kthehet aktrimit në një sezon të ardhshëm të serialit antologjik të rrjetit FX – “American Horror Story”. Lajmin e bëri me dije vetë skenaristi Ryan Murphy. Kardashian do të luajë bashkë me Emma Roberts në sezonin e ardhshëm të 12-të të serialit, i cili bazohet në një libër të ardhshëm të quajtur “Delicate Condition”.
Romani që pritet të publikohet në muajin gusht të këtij viti përshkruhet si një “thriller që ndjek një grua, të bindur se një figurë e keqe po bën përpjekje të mëdha për të siguruar që shtatzënia e saj të mos ndodhë kurrë”. Autorja Andrea Bartz e quan atë një “përditësim feminist të ‘Rosemary’s Baby’”.
Murphy tha në një deklaratë se shkrimtarja e “American Horror Story” Halley Feiffer kishte krijuar një rol argëtues, elegant dhe në fund të fundit të tmerrshëm veçanërisht për Kim, dhe ky sezon është ambicioz dhe ndryshe nga çdo gjë e bërë ndonjëherë.
Mirëpo, aktorja Sharon Stone është kundër vendimit që Kim Kardashian, e apshkolluar për aktrim, të marrë një rol kaq të rëndësishëm.
Ajo mbështeti mendimin e Patti Lupone, aktores amerikane që s’e sheh të përshtatshme Kim-in në rol.
“Epo… ti e di… aktrimin. Mund të mos jetë një operacion në tru, por ne e vlerësojmë artin tonë. Ne studiuam, vuajtëm, vuajmë për të, dhjetë mijë orë”.- shkruan ajo.
Nga Kim s’kemi asnjë reagim!