Spanjë/ Dy të vdekur dhe pesë të plagosur, makina përplaset me këmbësorët

Dy burra, të moshës 72 dhe 81 vjeç, vdiqën mesditën e së enjtes pasi u përplasën nga një automjet me shpejtësi në një rrugë të Madridit, ndërsa shoferi u përpoq të ikte nga vendngjarja, thanë burimet e policisë dhe shërbimeve të urgjencës në El Pais.

Ngjarja ka shkaktuar edhe pesë lëndime të lehta. Dy personat e vdekur ishin në dy pjesë të ndryshme të trotuarit, ndërsa hetuesit kanë përjashtuar mundësinë e një motivi terrorist. Policia konfirmoi se në makinë ndodheshin tre persona, dy prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa i treti është arratisur.

Sipas informacioneve të El Mundo, autorë të aksidentit janë një grup personash, qëllimi i të cilëve ishte vjedhja e katalizatorëve. Ata po kalonin qytetin e Leganies me një Mercedes C-Class ngjyrë kafe, kur një patrullë milicie i vuri re duke lëvizur në mënyrë të dyshimtë. Më pas ata kontrolluan targat dhe zbuluan se mjeti ishte në kërkim për përfshirje në vjedhjen e katalizatorëve.

Policia ndaloi mjetin për kontroll, por drejtuesi i mjetit u largua me shpejtësi. Automjeti hyri në Madrid përmes Paseo de Extremadura, ku ndodhi aksidenti pasi theu semaforët dhe ju sul këmbësorëve.

Një dëshmitar vuri në dukje se makina iu shmang disa automjeteve në rrugën kryesore të lagjes Paseo de Extremadura përpara se të godiste viktimat. “Po vinte me një shpejtësi të jashtëzakonshme,” tha një grua.

Trafiku në rrugën kryesore të Paseo de Extremadura, ku ndodhi aksidenti, është bllokuar përkohësisht nga policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *