Kushi në takim me vajzat dhe gratë e Elbasanit: Votoni që qyteti të ecë përpara

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ishte sot në Elbasan në një takim elektoral me gratë dhe vajzat e këtij qyteti.

Ajo kërkoi mbështetje për kandidatin e PS për Bashkinë e Elbasanit, Gledian Llatjan, i cili sipas saj është zgjedhja e duhur që mund ta çoj përpara qytetin.

“Jemi mbledhur kaq shumë sot për të mbështetur Gledin dhe PS në 14 maj. Zgjedhjet këtë herë janë shumë të rëndësishme dhe kontributi jonë ka shumë vlerë. Gledi ka profesionalizmin dhe integritetin e duhur, për ta drejtuar siç duhet bashkinë.

Edhe pse në 4 vitet e mandatit të tij të parë, u përballëm me kriza, tërmet, pandemi, inflacion çmimesh, por ai falë aftësive të tij dhe mbështetjes së qeverisë ia doli dhe qyteti edhe në këto katër vite të zhvillohet. Kam shumë besim që ne dhe në këto zgjedhje do marrim vendimin e duhur.

Gratë dhe vajzat e Elbasanit dinë të zgjedhin. Sot ju ftoj jo vetëm ju që na keni votuar me zemër, por edhe gratë e vajzat e djathta. Këtë herë duhet të votojnë që Elbasanit të ecë përpara” tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *