Nga bërryli tek penalltia, Patrik Shick shënon i përgjakur! Mbyllet 1-1 ndeshja Kroaci-Çeki

Në ditën e dytë të grupit D të Kampionatit Evropian 2021, Republika Çeke sfidon Kroacinë. Kroacia bën përsëri gabime dhe tani rrezikon të largohet para kohe nga Euro 2020, Republika Çeke është një hap larg kualifikimit për në fazën e 16-të.

Sfida e zhvilluar në “Hampden Park” është mbyllur në barazim 1-1. Portierët e dy skuadrave u panë të bënin vetëm disa pritje rutinë të topit. Por ndeshja u zhbllokua në minutën e 37 kur Patrik Shick hyn në zonë por gjakoset pas një dueli me Lovren, pasi ky i fundit e godet me bërryl sulmuesin çek. Arbitri akordon penalltinë për Çekinë dhe karton të verdhë për mbrojtësin kroat. Pavarësisht gjithë gjakut që rrjedh dukshëm në fytyrën e tij arbitri lejon Schick të bëj 11 metërshin. Ish sulmuesi i Sampdoria-s tregon gjtihë forcën e tij duke e lënë portierin të befasuar, dhe duke ndryshuar rezultatin 1-0 për Cekinë.

I vetëdijshëm se duhet të rikuperojë rezultatin, në mënyrë që të ketë ndonjë shpresë për të kaluar raundin, Dalic ndërron lojtarët Rebic dhe Brekalo me Ivanusec dhe Petkovic. Sidoqoftë, është Perisic ai i cili realizon golin e barazimit, i cili kroson me këmbën e djathtë në minutën e 47-të për të arritur 1-1.

Šilhavý vendos forca të reja në fushë me Hlozek dhe Kral. Nga ana tjetër, Dalic, gjithashtu vë Vlasic, por loja mbetet e bllokuar në rezultatin e barabartë pa tronditje të reja: 1-1 që e mban Kroacinë gjallë, ndërsa Republika merr një pikë të mirë në kualifikim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *