Të kesh një personalitet me tipare hipnotike, në gjendje të bësh për vete çdo vajzë, nuk do të thotë se duhet të jeni si Brad Pitt apo George Clooney. Thjesht nënkupton atë ju duhet të mësoni se si të veproni dhe të paraqiteni në mënyrë të drejtë te vajzat për t’i tërhequr ato natyrshëm. Nëse ju jeni të bukur, mirë për ju, por ndonjëherë nuk mjafton. Konsiderojini këto këshilla.
1-Zhvilloni një lloj ’prezence’. Femrat i adhurojnë meshkujt që kanë një personalitet interesant dhe një status të caktuar. Kjo është thellësisht e rrënjosur tek ato: kanë nevojë të ndjehen me dikë në mënyrë që t’i mbrojë ato, të kujdeset për to. Në rregull, ndoshta ju nuk keni shumë para, por mundet të zhvilloni personalitetin e një njeriu që e di atë që ai dëshiron nga jeta dhe është gati ta marrë atë. Femrat e gjejnë këtë mënyrë për të qenë jashtëzakonisht tërheqëse. Të jesh plotësisht e hapur me vetveten dhe me të tjerët është një tipar i personalitetit të një njeriu shumë simpatik.
2-Kini besim në veten tuaj. Ky aspekt është i lidhur ngushtë me atë që është thënë deri më tani. Nuk është e thënë të jeni të fortë, të ashpër ose “maço” për të pasur besim te vetja tuaj. Por thjesht të keni besim në atë që ju jeni.
3-Jini ambicioz. Të qenit i tillë dhe të pasurit e një plani për të ardhmen tuaj, nuk duhet të jeni me patjetër menaxher i lartë i një kompanie shumëkombëshe. Kultivoni aspiratat bazë të asaj që ju bëni dhe jini ju, ai që duhet të kapërceni rrugën për realizimin e qëllimit. Femrat duan meshkuj të cilët kanë ambicie dhe ëndrra për të ardhmen. Vajzat nuk duan të rrinë me njerëz që duan video-lojërat më shumë se sa veten dhe të ardhmen e tyre.
4-Jini seksualisht të sigurt te vetja. Femrave u pëlqen të jenë të joshura nga një mashkull që mund të joshë të gjitha vajzat e pranishme. Kur jeni të sigurt te vetja, mund të jeni plotësisht i qetë për të biseduar me ndonjë vajzë, të flirtoni hapur dhe ta bëni të ndihet atë vajzë se e doni me të vërtetë duke e xhiruar nga pak. Kjo është pak e rrezikshme, por shumë e efektshme dhe tërheqëse kur dini se si të përdorni teknikën me art.
5-Jini me ndjenjë humori. Ka njerëz të cilët nuk mund të kenë ndonjë nga karakteristikat e përshkruara më sipër, por ata e dinë se për të joshur një grua është e domosdoshme për ta bërë atë më të gëzuar, të qeshë. Kur një grua qesh, ul mbrojtjet e saj dhe bëhet e këndshme gjatë të gjithë kohës që mund të shpenzojnë me ju, edhe nëse ju nuk e keni vendosur ende saktësisht se çfarë duhet të bëni. Por ndërkohë është mirë me ju. Dhe kjo është vendimtare. Nëse ju nuk mund të bëni asgjë tjetër, të paktën jini me humor.