27 milionë britanikë dhe 300 milionë shikues në mbarë botën do të ndjekin ceremoninë madhështore të kurorëzimit të Mbretit Charles. Pallati mbretëror pas dërgimit të ftesave dhe me konfirmimin e pjesëmarrjes ka zbuluar një listë zyrtare të të ftuarve që do marrin pjesë në kurorëzim.
Sipas pallatit, lista e të ftuarve do të arrijë në 2000 të ftuar nga 8000 që ishin në kurorëzimin e Mbretëreshës Elizabeth.
Midis monarkëve të huaj, ka disa që tashmë i janë përgjigjur ftesës së Charles, si:
Princi Albert i Monakos dhe gruaja e tij Princesha Charlene
Princi i Kurorës Akishino i Japonisë dhe Princesha Kiko
Mbreti Charles XVI Gustav dhe Princesha e Kurorës Victoria e Suedisë
Mbreti Felipe i Spanjës dhe Mbretëresha Letizia
Princi Frederik i Danimarkës dhe Princesha Maria
Princi i Kurorës Haakon i Norvegjisë dhe Princesha Mette-Marit Hoiby
Mbreti Abdullah dhe mbretëresha Rania e Jordanisë
Mbreti i Butanit Gigme Kesar Namgyal Wangchuck dhe mbretëresha Jetsun Pema
Mbreti i Belgjikës Philippe dhe Mbretëresha Mathilde
Mbreti William-Alexander dhe Mbretëresha Maxima e Holandës
Mbreti Maori Tuheitia dhe gruaja e tij Makau Ariki Atawhai
Duka i Madh Henri i Luksemburgut dhe Dukesha e Madhe Maria Theresa
Në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles në Westminster Abbey, e cila do të zhvillohet në 6 maj, përveç princërve dhe mbretërve në ceremoni do të jenë të pranishëm edhe figura të tjera si kryeministër dhe presidentë të vendeve të tjera.
Presidenti francez Emmanuel Macron
Zonja e Parë e SHBA Jill Biden
Kryeministri australian Anthony Albanese dhe Guvernatori i Përgjithshëm David Hurley
Presidenti i Zelandës së Re Chris Hipkins dhe guvernatori i përgjithshëm Cindy Kiro me bashkëshortin e saj
Presidenti i Bangladeshit Sheikh Hasina
Guvernatorja e përgjithshme e Kanadasë, Mary Simon
Presidenti i Pakistanit Shehbaz Sharif
Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier
Presidenti i Qipros Nikos Christodoulidis
Presidenti i Italisë Sergio Mattarella
Presidenti i Polonisë Andrzej Duda
Presidenti i Filipineve Bongbong Marcos me gruan e tij
Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen
Presidenti i Parlamentit Evropian Charles Michel
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola
Kryetarja e Kabinetit të Bosnjë-Hercegovinës Boriana Christo
Deri më tani janë konfirmuar edhe të famshëm si David dhe Victoria Beckham, Joanna Lumley, Stella McCartney, Rowan Atkinson apo Bear Grylls.
Gjithashtu 450 qytetarë të thjeshtë, punëtorë dhe vullnetarë, të cilët janë vlerësuar me Medaljen e Perandorisë Britanike (BEM) do të marrin pjesë në ceremoni në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre për vendin.