Kultivoi 2150 kubikë kanabis, arrestohet 37-vjeçari në kërkim (Emri)

Një shtetas 37-vjeçar është vënë në pranga pasi ishte i shpallur në kërkim si autor i mbjelljes së 2150 findanëve kanabis në Velipojë. Xhevahir Bajrami akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.

Njoftimi:

Vijon operacioni policor antikanabis, i koduar “Njësia”, në funksion të parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike, që në fazë përgatitore.

Kapet dhe vihet në pranga autori i dytë i dyshuar i kultivimit në kubikë, të 2150 fidanëve narkotikë kanabisi, në territoret e fshatrave Luarzë dhe Reç, anës lumit Buna.

Më herët, si rezultat i këtij operacioni, gjatë të cilit u përdorën edhe dronë, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga një 55-vjecar, njëri nga autorët e dyshuar të këtij rasti kultivimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me ato të Stacionit të Policisë Velipojë, në vijim të operacionit policor të koduar “Njësia”, me mbështetjen e inteligjencës informative, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, kanë lokalizuar në banesën e së motrës, në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe, dhe kapur shtetasin e shpallur në kërkim  Xh. B., 37 vjeç, banues në fshatin  Luarzë, Velipojë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet si autor i kultivimit të 2150 fidanëve narkotikë kanabisi, të cilët u gjetën në kubikë, anës lumit Buna, në territoret e fshatrave Luarzë dhe Reç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *