Gurma “shijon” ditët e fundit në krye të Bashkisë Sarandë… jep 1.1 mln euro për pastrimin e qytetit

Historitë me tenderat po e “përndjekin” Shqipërinë prej vitesh. Priza.al ka denoncuar vazhdimisht raste abuzive dhe jo pak herë absurde, të kalimit të parave publike, tek partnerët e shtetit.

Adrian Gurma po kalon ditët e tij të fundit në krye të kësaj bashkie pasi nuk është caktuar të rikandidojë. Por, mesa duket “pengu” i tij është të lërë pas një Sarandë të pastër. Procedura e prokurimit për fshirjen, pra, pastrimin e qytetit ka një vlerë mbi 1.1 milionë Euro.

Tenderi i hapur më datë 27 Prill, mbyllet në 31 Maj për të shpallur më pas edhe fituesin. Kohëzgjatja e tenderimit do të jetë 12 muaj për të pastruar qytetin dhe për të transportuar plehrat.

Pavarësisht se pas 14 majit do të kemi një emër të ri në krye të bashkisë, Gurma do të jetë ai që do të përfundojë procedurat e tenderit prej 131 855 000 Lekësh, ose 1 184 255,43 Euro. Kjo, pasi fituesi i zgjedhjeve, nuk do ta ketë marrë ende zyrtarisht detyrën në krye të Bashkisë Sarandë në momentin e shpalljes së fituesit të këtij tenderi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *