Drejtoresha e Komunikimit në Partinë Demokratike nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt, Mirela Karabina deklaroi sot se posterat që shkelin etikën duhet të ndalohen. Kështu, posteri i kandidatit opozitar, Belind Këlliçit me dy gishtat e mesit cilësohet se përcjell dhe nxit në shoqërinë shqiptare fyerje, sharje, dhe shkel kodet e sjelljes së mirë.
Gjithashtu, në deklaratë, dënohet gjuha degraduese dhe fyese e përdorur nga kryeministri Rama në fushatë. “Kjo gjuhë është zakon i vjetër i politikës shqiptare, ndaj i duhet dhënë fund përdorimit të saj” thuhej ndër të tjera.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE
Partia Demokratike e Shqipërisë konstaton me keqardhje se gjuha e fushatës elektorale po shndërrohet nga politika në një gjuhë degraduese dhe fyese për të gjithë opinion publik shqiptar.
Një gjuhë e cila nuk i ka hije aspak garës politike demokratike dhe klimës së përgjithshme në funksion të saj.
Kryeministri i Shqipërisë , Edi Rama, në takimet e tij elektorale po përdor gjithmonë e më shumë një gjuhë ofenduese, turpëruese dhe lincuese ndaj kundërshtarëve politik dhe opozitës në tërësi.
Gjuha e përdalë e përdorur prej tij është e papranueshme dhe patolerueshme për një shoqëri të civilizuar dhe që kërkon të bëjë pjesë në shoqëritë demokratike europiane.
Me një nivel fjalori të tillë , kryeministri i Shqipërisë është duke u tallur me shoqërinë shqiptare dhe me opinionin publik në tërësi.
Kjo gjuhë është zakon i vjetër i politikës shqiptare 33-vjeçare dhe ne kërkojmë që ti jepet fund përdorimit te saj.
Fyerjet ndaj kundërshtarëve, fjalori banal dhe ofenduese nuk i shkojnë përshtat asnjë politikani dhe një shoqërie të civilizuar, aq me tepër në gojën e një kryeministri.
Kjo gjuhë nxit urrejtjen, ofendimet dhe përçon mesazhe degraduese në shoqërinë shqiptare, dhe është shembulli më i keq që një kryeministër mund të jap.
Gjithashtu kërkojmë që të ndalohen publikimi i posterave politike me mesazhe dhe gjeste kundër etikës, kundër normave të pranuara të komunikimit dhe politikës, të cilët përcjellin dhe nxisin në shoqërinë shqiptare fyerje, sharje, dhe shkelin kodet e sjelljes së mirë .
Qëllimet politike nuk duhet të tejkalojnë asnjëherë etikën e komunikimit dhe normat e një shoqërie të civilizuar.
Bashkëjetesa, komunikimi brenda normave, sjellja e mirë dhe toleranca janë parime të cilat ndihmojnë shoqëritë të empancipohen, ndihmojnë politikën të jetë në funksion të zhvillimit demokratik dhe ekonomik.
Çdo gjest apo fjalor kundër këtyre parimeve shkakton regres, prapambetje dhe një klimë konfliktuale brenda shoqërisë shqiptare.
Prandaj i bëjmë thirrje forcave politike, liderëve politik të përdorin një gjuhë dhe një retorikë të pranueshme brenda rregullave demokratike që përcakton një garë elektorale