Foto e tij në media si vrasësi i Nikulajt/ Reagon në ‘Tik-Tok’ portugezi

Një shtetas portugez është i dyshuari kryesor i vrasjes së biznesmenit shqiptar Ardian Nikulaj në Shëngjin. Ruben Saraiva dyshohet si vrasësi i 50-vjeçarit, ndërsa policia ka krijuar edhe një identikit të tij.

Referuar emrit, pasionit për motorat (mjet me të cilin u largua vrasësi i Nikulajt), por edhe ngjashmërisë fizike, nga një kërkim në rrjetet sociale, mediat publikuan foto dhe video të Ruben Saraivës.

Pikërisht ky shtetas ka bërë një reagim në rrjetet e tij sociale ku thotë se mediat shqiptare po i përdorin fotot e tij dhe se ai nuk ka lidhje me vrasjen e ndodhur në Shëngjin.

“Ky është Fake News, nuk kam të bej fare me këtë ndodhi që thuhet në Shqipëri! lajme false! Ndihem keq që përdorin foton time mediat shqiptare”– shkruan ai në videot e publikuara në rrjetin social ‘Tik-Tok’./Shqiptarja.com

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *