Prodhim dhe shitje droge, kapet 37-vjeçari në kërkim (Emri)

Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga blutë e Tiranës. Vullnet Qefalian, rezultonte i dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Në vitin 2016, në një banesë në fshatin Priskë e Vogël, në Zall Herr, janë gjetur rreth 55 kg kanabis, që posedoheshin nga shtetasi Vullnet Qefalia dhe vëllai i tij.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Path”.

Si rezultat i këtij operacioni, në Zall Herr, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Vullnet Qefalia, 37 vjeç, banues në Kamzë.

Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në vitin 2016, në një banesë në fshatin Priskë e Vogël, në Zallherr, janë gjetur rreth 55 kg kanabis, që posedoheshin nga shtetasi Vullnet Qefalia dhe vëllai i tij”, sqaron policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *