Dy ditë më parë, u përhap lajmi se disa persona i dëmtuan makinën opinionistes së njohur, Zhaklin Lekatarit dhe sipas tyre shkak janë bërë debatet në “Big Brother VIP Albania 2”.
Mirëpo ky lajm u hodh poshtë nga policia, por pa treguar se pse ishin në vendngjarje.
Ja çfarë deklaroi policia:
“Tiranë Në lidhje me një lajm të publikuar në portale për një automjet të dëmtuar në afërsi të stadiumit “Dinamo”, ju sqarojmë se lajmi është i pavërtetë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave dhe para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë.”- thuhej në njoftimin e policisë.
E teksa ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, ditën e sotme është publikuar një audio ku një dëshmitar tregon se policia ka fshehur gjurmët sa i përket thyerje së xhamave të makinës së Zhaklinës.
Në audio thuhet:
“Ai informacioni që të kanë dhënë është gabim. Ai pronari i motelit që është mbrapa stadiumit “Dinamo”, zihet me të gjithë. Nuk është se zihet vetëm me Zhaklinën që e ka shtëpinë sipër. Por pikërisht sot (ditën kur ndodhi ngjarja), makinës së saj i ishin thyer xhamat, unë aty jetoj dhe isha aty kur të nisa fotot. Makina i është dëmtuar dje dhe ai e ka sharë sepse kjo i ka thënë që unë paguaj parkimin. Ideja është që makina e saj (Zhaklinës) ishte copash. Policët i thonin pse na sulmove, ndërkohë kjo thoshte: “Do më zgjidhni mua hallin e makinës, apo do më jepni mend për punën time”,- thuhet në audion e publikuar.