Kosovë/ Nipi vret xhaxhain, konflikti për çështje pronësie

Një ngjarje të rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Malishevë të Kosovës. Nipi ka vrarë xhaxhain e tij. Konflikti mes tyre dyshohet se ka nisur për çështje prone.

Autori i dyshuar është arrestuar dhe po merret në pyetje, ndërkohë që viktima është dërguar në morgun e qytetit.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *