Vrasja e Nikulajt/ Zbardhet itinerari i anglezit: Ndërroi rrobat…

Itinerari i britanikut Harry Simson, i cili ka patur rolin e vëzhguesit të afërt në ekzekutimin e biznesmenit, Ardian Nikulaj më 19 prill është zbardhur.

Ai ka mbërritur me taksi në aeroportin e Rinasit në orën 15:30, ku është filmuar duke hyrë në tualet për të ndërruar rrobat. Në orën 21:34 anglezi është fiksuar te pika e kontrollit të pasaportave, ku ka tentuar të kalojë pa e skanuar. Në sajë të dëshmisë së kamarierit dhe banakierit të lokalit “Coral”, por edhe pamjet e sigurisë dëshmojnë se në ditën e vrasjes ai ka qëndruar në lokal nga ora 11:33 deri kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Anglezi Harry Simson që ka shërbyer si vrojtues rezulton të ketë një të kaluar të ngjeshur kriminale në Britaninë e Madhe. Simson rezulton i dënuar në Angli 27 herë për vepra të ndryshme penale. Vëzhguesi është nga Birminghami, i proceduar për vjedhje, plagosje, drogë e vepra të tjera.

Harry Simson njëri prej shtetasve anglez që tashmë është shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, ishte personi i parë që u dyshua të kishte lidhje me këtë krim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *