Ish-kryeministri Sali Berisha ka garantuar qytetarët se çdo votë e tyre do të numërohet dhe bashkëpunimi do të jetë i ngushtë me ndërkombëtarët. Në konferencën e përjavshme për mediat, ai theksoi se “Rama do bëjë gjithçka për të keqnumëruar, por syri i vëzhguesit do numërojë çdo votë, është i pashpresë”.
Berisha: “Vëzhguesit tanë do të numërojnë çdo votë. Jam i sigurt që asgjë s’do mund të pengojë fitoren e kandidatëve tanë. Ka një vëzhgim ndërkombëtar intensive dhe do ketë bashkëpunim të ngushtë me vëzhguesit ndërkombëtar të procesit të numërimit.
Jam i sigurt që aty ku janë do numërohet çdo votë. Rama do bëjë gjithçka për të keqnumëruar, por syri i vëzhguesit do numërojë çdo votë. Është i pashpresë, janë zgjedhjet e para që bëhen në këtë mënyrë.
Alibeaj faktoi që janë pengje mjerane të Ramës, e faktoi vetë ai, janë të dy pengje në lidhje krimi me Edi Ramën. Kur të dojë Rama ia çon dosjen në gjykatë, shkon 6 vite aty ku e përcakton ligji.”