Pas diskutimit me Dean, Efi nisi menjëherë misionin e saj. Ajo i tha Qetsorit se janë dy të rinj në garën për finale, që kanë një ëndërr, e ndërsa ai e ka realizuar njëherë endrrën e tij.
Qetsori u shpreh se ai nuk pengon asnjë nga banorët të realizojë ëndrrën e vetë.
Efi tha se nëse do të tërhiqej ai do të dilte edhe më bukur në publik, pasi njerëzit do ta vlerësonin për këtë veprim.
Qetësori i kthehet duke i thënë se: “Bukur dal në çdo formë”.
Efi vijon duke thënë se ka njerëz që dalin por kanë përfitime jashtë.
Qetësori nuk i vendos në dyshim fjalët e saj dhe shprehet se do mendohet dhe do dalë natën e spektaklit.
Efi i thotë se duhet të jetë dëshira jotë, të largohesh ti vetë.
“Ne jemi të rinj me ëndrra të gjithë, ndërsa t’i e ke provuar njëherë”,- tha Efi.
Ai u shpreh se e ka një plan, por pak më ndryshe.