Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 28-vjeçari në Korçë

Duket se emigracioni i paligjshëm nga vendet e treta drejt Tiranës po kthehet  në një problem serioz në vendin tonë. Çdo ditë nën prangat e policisë po përfundojnë shtetas të cilët tentojnë një veprimtari të tillë. Rasti më i fundit vjen sot nga qyteti i Korçës, ku një 28-vjeçar është arrestuar në pasi u kap në flagrancë duke transportuar 5 emigrantë në mënyrë të kundërligjshme. Vijon operacioni policor “Perimetri”, i cili bëri të mundur  arrestimin e të riut me iniciale  E. T, banues në Stamboll të Turqisë.

Ai u kap nga efektivët në aksin Pogradec-Tiranë, në Qafë Thanë duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Volkswagen”, 5 emigrantë të paligjshëm. Këtyre të fundit, në këmbim të parave ai u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi policisë:

Vijon operacioni policor “Perimetri”. U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit shqiptar E. T., 28 vjeç, banues në Stamboll, Turqi.

Shërbimet e policisë rrugore, kanë kapur në aksin rrugor Pogradec-Tiranë, në Qafë Thanë, këtë shtetas duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Volkswagen”, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *