Ish-banori i BBV Armaldo Kllogjeri, i njohur ndryshe si Maestro ka dhënë disa përgjigje për ndjekësit në lidhje me raportet me banorët e këtij edicioni të Big Brother Vip Albania 2.
Ai zbuloi se ka komunikuar me Kiarën dhe e ka uruar për propozimin që ajo mori nga Luizi, Prime-n e kaluar. Maestro është shprehur se dasma e tyre do të jetë dasma e vitit dhe duhet të jepet live në TCH.
Më tej, artisti i njohur ka komentuar edhe debatin e Luizit me Efin. Sipas Maestros, Luizi ka të drejtë kur thotë se Efi po e përdor për të rritur ndjekësit në rrjetet sociale.
Ndërkohë ai u ka dhënë përgjigje edhe pyetjeve se pse nuk poston video me Luizin duke thënë se kur e ka bërë këtë gjë ka marrë kritika nga ndjekësit të cilët i kanë kujtuar debatet që ata kanë pasur me njëri-tjetrin.