Kryeministri Rama është pyetur në Athinë, teksa ka folur në Forumin Ekonomik të Delphit për gjuhën raciste ndaj shqiptarëve në Britaninë e Madhe. Rama me ironi ka thënë se ai vend po kalon krizë nervore dhe duhet kuptuar.
“Duhet të kapeshin me shqiptarët për të treguar se kanë muskuj. Do t’i durojmë deri sa ta kapërcejnë këtë situatë. Nëse flasin keq nuk është problemi ynë por problemi i tyre. Ata po kalojnë një lloj krize nervore si vend dhe duhet t’i kuptojmë. Kanë humbur shumë pika reference dhe janë vërtet në pozicion të vështirë”, tha Rama.